Haxhimusa: Vit i sfidave dhe i sukseseve 

Sporti

Haxhimusa: Vit i sfidave dhe i sukseseve 

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
Haxhimusa: Vit i sfidave dhe i sukseseve 

Kryetrajneri i klubit të notit Kastrioti nga Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, tha se ky vit është i sfidave dhe sukseseve. 

“Kastrioti në një darkë solemne në praninë e kryetarit të klubit z. Naim Suka, dr. Agim Bytyqi, donatorëve të klubit dhe shumë prindërve të tjerë dha raportin përmbyllës për vitin 2020.

Krahas sfidave të mëdha që krijoi pandemia, KN "Kastrioti" përmbylli këtë vit me suksese të lakmueshme në garat e Kosovës e sidomos në Kampionatin Gjithëkombëtarë të mbajtur në Durrës ku në garën ekipore shtafetë dhe MIX për meshkuj dhe vajza zuri dy vende të treta që është një e arritur shumë e madhe.

Image

Në fund klubi shpërbleu me mirënjohje të gjithë ata që dhanë kontribut në zhvillimin e sportit të notit.

Urojmë që ky fundvit të kaloj sa më parë, e viti i ri të na gjejë me shëndet, të lumtur dhe përplot suksese kulmore në sportin e notit...”, ka shkruar Haxhimusa në profilin e tij në facebok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat