Mos e harroni historinë e dhimbshme të sportit të Kosovës

Sporti

Mos e harroni historinë e dhimbshme të sportit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Mos e harroni historinë e dhimbshme të sportit të Kosovës

Kjo fotografi ka shumë për të treguar për ata që e ndjejnë vetën shqiptarë të Republikës së Kosovës! E, për ata që janë argat të Serbisë kjo foto është neveritëse dhe as fare nuk i pëlqen sepse ua prish kumbarinë me shokët e Serbisë!

Askush nuk mund t’i mbulojë krimet e pushtuesit serb dhe askush nuk mund ta fsheh as të vërtetën e sportit të Kosovës, që ka përjetuar dhunë të llojllojshme në vitet e 90-ta nga milicia kriminale serbe! Ju shumica e federatave sportive, keni pak kujdesin, respektin për vitet e 90-ta, sepse një ditë do të turpëroheni dhe që nga sot duhet ta dini, se një ditë shteti do iu kap për veshi, për faktin se flitet e përflitet se çfarë po bëjnë në Kosovë dhe jashtë vendit:

Shumë shpejt me gjasë do të dihen të gjitha, deri të pika e moralit, qoftë zyrtar dhe ish zyrtar, do ta turpërojnë edhe themelin e familjes së vet, se lere më veten. Kjo foto është e viteve të 90-ta, kështu u zhvillua sporti në vendin tonë, vazhdimisht të përndjekur dhe të rrahur nga regjimi serb, po e mbajtën gjallë sportin!

U derdh djers e gjak për këtë ditë, nuk u derdh djers e gjak që sot shumica e federatave t’i harrojnë kontribuesit, sakrifikuesit dhe sot me paratë e shtetit të shëtitën herë në Evropë e kudo, pa i dhënë llogari askujt.

Kjo është e pafalshme!  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, të ndërhyjë në të gjitha federatat, të kërkojë llogari në centin e fundit dhe edhe për secilin zyrtar, që edhe të shkarkohen, qoftë nevoja edhe t’i nisin hetimet e thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat