​KOK-u ndan bursa për 10 sportistë të rinj

Sporti

​KOK-u ndan bursa për 10 sportistë të rinj

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:28
KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës në mbledhjen e radhës të mbajtur të hënën ka ndarë bursa për 10 sportistë të rinj, “Shpresa Olimpike 2021”.

Këta 10 sportistë do të marrin bursa në vlerë 150 euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren Nr. 03/2013 për ndarjen e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paralimpike, përcjell KosovaPress.

Në listë ndodhen nga dy sportistë të xhudos, karatesë, boksit dhe atletikës, ndërsa tenisi dhe skitaria, kanë nga një. Në përzgjedhjen prej 28 aplikimeve të 13 federatave, janë marrë parasysh rezultatet e arritura në vitin 2020, ndërsa mosha e përcaktuar ka qenë 15-21 vjeç.

Kjo është lista e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021” që do të marrin bursa nga MKRS

Erza Muminoviq (xhudo)

Dardan Cena (xhudo)

Betim Maliqi (karate)

Albulena Gërvalla (karate)

Alnera Brahimi (boks)

Remzo Mustafiq (boks)

Muhamet Ramadani (atletikë)

Alaudin Suma (atletikë)

Vesa Gjinaj (tenis)

Drin Kokaj (skitari)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat