Skandal, trajneri akuzohet për sulme se*suale

Sporti

Skandal, trajneri akuzohet për sulme se*suale

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Skandal, trajneri akuzohet për sulme se*suale

Ish-trajneri amerikan i gjimnastikës (femrave), John Geddert, akuzohet  për trafikim njerëzor dhe sulme seksuale.

Në procesin gjyqësor gjithashtu akuzohet për sulme seksuale, në të cilën ka sulmuar edhe të miturat e moshës 13 dhe 16-vjeçare.

Në një konferencë për shtyp, Prokurori i Përgjithshëm i Michigan, Dana Nessel tha se akuzat "burojnë nga ngjarje të ndodhura në shtetin e Michigan", por nuk tregon se cili ishte numri i saktë i personave në fjalë, duke thënë "më pak se 50 dhe ata të gjithë janë të mitur. 

Sipas akuzave penale të ngritura në Michigan të enjten, mund të çojë deri në një dënim të përjetshëm për trajnerin.

Geddert akuzohet për trafikim njerëzor dhe punës së detyruar, një akuzë për sulm seksual të shkallës së parë, një akuzë për sulm seksual të shkallës së dytë, dallavere dhe gënjeshtra ndaj një eprorit të policisë, raportojnë mediat e ndryshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat