Astrit Haliti - veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti

Astrit Haliti - veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2021 Në ora: 20:20
Astrit Haliti - veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Si çdo sport tjetër edhe noti ishte në situatën me të rëndë në vitet e 90-ta, duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe me regjimin kriminal serb.

Edhe noti si çdo sport tjetër, zhvilloi veprimtarinë e saj dhe asnjëherë nuk u dorëzuan përkundër presioneve dhe kërcënimeve nga milicia serbe.

Astrit Haliti, atëkohë notar e veprimtar, ndihet krenar që sado kudo i takoi asaj periudhe të Gjeneratës së Republikës. Edhe ai si çdo shqiptar sakrifikoi për sport. 

Image

Astrit Haliti si notar, i rrumbullakësuar me shenjë

“Sigurisht ishte shumë vështirë. 

Me iniciativë të Mehdi Jasharit dhe Habib Azemit e Klubit Orllani dhe Besa, e disa dashamirëve kemi themeluar Federatën e Notit të Kosovës. 

Në at vit është mbajt Kampionati në Malishevë dhe Maratona ne Orllan te liqeni i Batllavës”, thotë Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Haliti sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, ndërsa emocionohet kur kujton atëkohë të viteve të 90-ta, sakrificën e shumë djemve dhe vajzave, që mbajtën gjallë sportin në vitet e rezistencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat