Nis zyrtarisht rrugëtimi i Flakës Olimpike

Sporti

Nis zyrtarisht rrugëtimi i Flakës Olimpike

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:03
Nis zyrtarisht rrugëtimi i Flakës Olimpike

Pishtari me flakën olimpike ka nisur sot sërish udhëtimin e tij, këtë herë për të mos u ndalur deri më 23 korrik, kur në Tokio do të zhvillohen Lojërat Olimpike.

Eventi i shtyrë me një vit për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve të huaj, ndërsa ata japonezë do të jenë të limituar.

Flaka olimpike, që është një numërim mbrapsht deri në fillimin e Olimpiadës, nisi rrugëtimin e saj nga qyteti i Fukushima. Aty ku 10 vjet më parë, ndodhi tërmeti dhe tsunami i tmerrshëm, që mori 18 mijë jetë njerëzish. Për këtë arsye, ky event konsiderohet si “Olimpiada e Rindërtimit”.

Pishtari me flakën olimpike do të kalojë në të 47 prefekturat e vendit (98% të vendit), ndërkohë që njerëzit anash rrugës që do të përshëndetin këtë rrugëtim do të jenë të paktë. Flaka do të mbahet nga 10 mijë tedoforë (500 mijë kërkesa), sportistë, ish-sportistë e personalitete mes të cilëve edhe 118 vjeçarja Kane Tanaka, gruaja më e vjetër në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat