Ja si i humbi zgjedhjet Besim Hasani

Sporti

Ja si i humbi zgjedhjet Besim Hasani

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:49
Ismet Krasniqi dhe Besim Hasani

Opinion/ Gjithçka ndryshoi me 25 mars në Kuvendin zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës. 

E veçanta është data 25 mars, që i jep fund Besim Hasanit pas 25 viteve në krye të KOK-ut. 25 marsi, 25 vite në post dhe viti 2021, janë që duhet shënuar si shifër e pakëndshme për z. Hasani. 

Hasani është një burrë i respektuar, i vyer, mendjehollë, mikpritës, kontribues i madh për sportin e Kosovës në ditë më të vështira, në gjeneratën e sakrificës i doli ballë për ballë agresorit serb, shembullor për mirësjellje, por u tregua “frikacak” në vitet e fundit!

Sepse me kohë u dashtë të pastrojë terrenin por nuk e pati guximin të veprojë dhe e gjeti humbja! Të njëjtin fat mund ta pres edhe Ismet Krasniqin, kryetarin e ri, nëse nuk vepron me kohë dhe lejon që ta dominojnë të pamerituarit apo ata që i vardisen se po duan më shumë se ai veten. 

Si i humbi zgjedhjet Besim Hasani?

Hasani asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet, çdo kundërkandidat e ka mposhtur pa asnjë problem dhe vetëm me një buzëqeshje, por kësaj radhe u mposht nga Ismet Krasniqi, një burrë i matur e me vizion dhe koha do ta dëshmojë punën e tij, plus apo minus. 

Si ndodhi humbja e tij? Nuk do edhe shumë filozofi, gjithçka shihej edhe në fushatë.   

Besim Hasani në katër vitet e fundit krijoi një rreth të ri, duke menduar se do të fuqizohet edhe më shumë dhe do të jetë edhe më i paprekshëm, por në fakt ia kthyen shpinën kur më së paku pritej.

Ai besonte shumë në fytyra të reja, disa prej tyre që i kishte rreth vetes dhe nuk do të imagjinonte asnjëherë se do të jenë kundër tij në fushatën zgjedhore. Ose siç thonë disa: “Ai vet e krijoi at rreth”.

Dy figura që para katër viteve, ishin edhe krahu i djathtë i Hasanit, mos t’i quajmë edhe “militant” Gazmend Maxhuni dhe Milaim Kelmendi, që të dytë ia kthyen shpinën.

Cila është arsyeja që ia kthyen shpinën më së miri e dijnë treshja e përafërt që na ishin njëherë: Hasani – Maxhuni – Kelmendi. Një dashuri e fikur sportive apo na ishte një herë kjo treshe. 

Një proverb popullor thotë: “Lisin veç pyka e vet e qkynë” . Kështu edhe doli, sepse po të ishin pas Hasanit këta të lartpërmendurit, mu rrotullar tokë e qiell, Hasani nuk ka pasur kush që e lëkund. 

Jo vetëm Hasani, por edhe Latif Demolli, që konkurroj për anëtar bordi të KOK-ut, humbi, u ndje tejet i zhgënjyer sepse e tradhtuan shokët e tij.

Latif Demolli  para se të shkonte të kutia e votimit, llogariti në 40 vota të sigurta, qysh në start, te kutia e mbërrinte 51-shin, kur u kthye të ulësja e vet, i dolën 19 vota! Dëshpërim. Latif Demolli jo që u dëshpërua për humbje, por u ndje i mashtruar e i tradhtuar, ia kanë pi supën dhe prapë se kanë votuar.

Sigurisht supa e Latës nuk ka qenë me shije apo tepër e lirë, kjo nuk i ka bind të tjerët që ta votojnë njeriun kryesor të boksit në Kosovë.  Zgjedhjet gjithmonë prodhojnë pasiguri dhe kutia gjithmonë është një votë që nuk dihet për kë shkon!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat