Koreja e Veriut nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike

Sporti

Koreja e Veriut nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:14
Koreja e Veriut nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike

Koreja e Veriut ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, të programuar për në verën e këtij viti.

Vendimi u mor në një takim të Komitetit Olimpik, ku thuhet se gjithçka ka të bëj me mbrojtjen e atletëve të saj nga Covid-19.

Koreja e Veriut ka marrë masa të rrepta kundër virusit që kur shpërtheu vitin e kaluar dhe kjo duket se ka qënë arsyeja e marrjes së këtij vendimi.

Kjo lëvizje i jep fund shpresave të Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat verore për t’u afruar me Veriun mes bisedimeve të bllokuara ndërkufitare. Në Lojërat Dimërore të vitit 2018, dy kombëtaret formuan një ekip të përbashkët, që çuan në një seri samitesh historike.

Njoftimi e bën Korenë e Veriut shtetin e parë të madh që heq dorë nga Lojërat Olimpike. Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut mungon në Olimpiadën Verore që nga viti 1988, kur ajo bojkotoi lojërat e Seulit gjatë Luftës së Ftohtë.

Lojërat Olimpike të Tokios janë programuar për t’u mbajtur nga 23 Korriku deri më 8 Gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat