KOK dhe TPK janë bashkëorganizatorë të fushatës

Sporti

KOK dhe TPK janë bashkëorganizatorë të fushatës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:32
KOK dhe TPK janë bashkëorganizatorë të fushatës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, janë takuar me drejtorin e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, i cili shoqërohej nga bashkëpuntorët e tij.

KOK dhe TPK janë bashkëorganizatorë të fushatës së nisur vitin e kaluar për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve “T’i japim vendit ngjyra”.

Të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me fushatën, duke intensifikuar takimet, si dhe u diskutua për rëndësinë që ka projekti për gjelbërimin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të mirë për fëmijët, sportistët dhe qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim u bisedua edhe për shumë gjëra tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat