Mbajti Flakën Olimpike, tedofori del pozitiv

Sporti

Mbajti Flakën Olimpike, tedofori del pozitiv

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:16
Mbajti Flakën Olimpike, tedofori del pozitiv

Mbajti Flakën Olimpike, tedofori del pozitiv me koronavirus!

Organizatorët e Lojërave Olimpiike “Tokio 2020” kanë bërë me dije se është regjistruar rasti i parë me Covid-19 mes tedoforëve, personave që mbajnë pishtarin me Flakën Olimpike.

“Bëhet fjalë për një burrë, rreth 30 vjeç”, thanë organizatorët, pa bërë me dije detaje të tjera në lidhje me këtë person. Mësohet vetëm se ai personi që ka dalë pozitiv ka mbajtur Flakën Olimpike në ishullin e Shikoku.

Flaka Olimpike ka më shumë e 1 muaj që ka nisur rrugëtimin e saj në Japoni. Ndërkohë që, në disa prefektura (Kyodo dhe Okinawa), ajo nuk mund të kalojë, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në këto zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat