Vendimet e mbledhjes së fundit të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Vendimet e mbledhjes së fundit të Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 6 maj 2021 Në ora: 13:30
Vendimet e mbledhjes së fundit të Komitetit Olimpik të Kosovës

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e dytë, në të cilën ka shqyrtuar pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

U raportua për përgatitjet e deritashme për pjesëmarrje të ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, dhe u konstatua se përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

U miratua raporti financiar i KOK-ut për tre mujorëshin e parë të vitit 2021 (TM1).

U bë përzgjedhja e grantit ekipor të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. BE vendosi që granti t’i takojë Kombëtares së Kosovës në hendboll, bazuar në rezultatet e tyre të fundit.

U vendos të shtyhet organizimi i Konferencës për Mjekësinë Sportive.

U vendos që më 27 maj 2021, në përvjetorin e themelimit të KOK-ut, të shënohet Dita Olimpike 2021.

U vendos të shënohet 5 qershori - Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit

U formuan komisionet e KOK-ut për ciklin olimpik 2021.

U miratua rekomandimi i KOK-ut për MKRS-në, për shpërblimet e fituara nga xhudistët: Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Nora Gjakova, bazuar në rezultatet e arritura në Kampionatin Evropian Lisbonë 2021.

U njoftua që nënpresidenti Gazmend Maxhuni do të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.

BE shqyrtoi edhe kërkesa tjera drejtuar këtij organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat