Coates: Nuk ka asnjë rast që Olimpiada të anulohet

Sporti

Coates: Nuk ka asnjë rast që Olimpiada të anulohet

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:48
Coates: Nuk ka asnjë rast që Olimpiada të anulohet

“Nuk ka asnjë motiv për të anuluar Lojërat Olimpike të Tokio. Madje as për t’i shtyrë ato, ndaj Olimpiada do të zhvillohet në periudhën e përcaktuar”.

Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë sot zv.presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), John Coates, që është përpjekur t’u japë fund zërave për një modifikim të datave të Olimpiadës (23 korrik-8 gusht 2021).

Deklaratë që vjen pas një peticioni të japonezëve për anullimin apo shtyrjen e saj si dhe vështirësive që po has vendoi organizator me menaxhimin e pandemisë.

“Nuk ka asnjë rast që Olimpiada të anulohet. Nuk ka asnjë barrierë që të shtyhet ky event. Në po marrim të gjitha masat që eventi të zhvillohet këtë verë. Do të ketë disa limite, sidomos te spektatorët dhe lëvizjet e njerëzve, por ne po vaksinojmë sportistët anembanë botës”, tha Coates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat