​Rreth 60 përqind e japonezëve mendojnë se Lojërat Olimpike duhet të anulohen

Sporti

​Rreth 60 përqind e japonezëve mendojnë se Lojërat Olimpike duhet të anulohen

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një anketë e zhvilluar në Japoni zbuloi se 59,7% e qytetarëve mendojnë se Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios duhet të anulohen për shkak të pandemisë.

Anketa e realizuar nga agjencia e lajmeve Kyodo nëpërmjet telefonit prej të cilëve 715 numra fiks dhe mbi 1 250 celularë ka rritur dyshimin mbi organizimin e Olimpiadës nën kushtet e pandemisë 10 javë para nisjes.

Sipas kësaj 59,7 % të pjesëmarrësve deklaruan se Olimpiadat e Tokios duhet të anulohen për shkak të rasteve me COVID-19 që kanë një prirje të rritjes në vend.

Lidhur me pyetjen nëse Olimpiada duhet të organizohet me spektatorë të vendit, 25,2 % u përgjigjën pa spektatorë ndërsa 12,6 me spektatorë.

Sipas anketës, 87,7 % e të anketuarve mendojnë se sportistët dhe anëtarët e ekipeve kombëtare që do të hyjnë në vend mund të shpërndajnë virusin në Japoni, pavarësisht vendimit të Komitetit Organizativ se nuk do të pranohen spektatorë nga jashtë vendi.

Olimpiadat ishin planifikuar të mbahen mes 24 korrik-9 gusht 2020 ndërsa u shtynë për 23 korrik-8 gusht 2021 për shkak të pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat