Japonia nis vaksinimin masiv

Sporti

Japonia nis vaksinimin masiv

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:20
Japonia nis vaksinimin masiv

Japonia nis vaksinimin masiv të popullsisë dhe vullnetarëve 40 ditë nga Olimpiada!

Qendra më e madhe e vaksinimit në kryeqytetin japonez të Tokio, nga e shtuna do të nisë vaksinimin e popullsisë për personat nën 65 vjeç.

Ky vendim është marrë nga autoritetet japoneze, për të nxitur popullsinë të vaksinohet dhe për të rritur besimin te njerëzit se situata e pandemisë është nën kontroll.

Tokio është në gjendje të jashtëzakonshme deri në fund të qershorit, ndërkohë që më 23 korrik do të nisin Lojërat Olimpike, të shtyra me një vit për shkak të pandemisë. Vaksinat do të kryhen për të gjithë personat që gjatë kësaj periudhe do të merren me Olimpiadë e veçanërisht vullnetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat