​Kurti për Ekipin Olimpik të Kosovës: Zemrat tona janë plot krenari e shpresë

Sporti

​Kurti për Ekipin Olimpik të Kosovës: Zemrat tona janë plot krenari e shpresë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:32
Atletët e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar parakalimin e Ekipit Olimpik të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Përmes një statusi në Instagram, Kurti ka thënë se përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne.

Ky është statusi i tij i plotë:

Pas një rruge të gjatë, trasuar me fuqinë e ëndrrave të shumë brezave sportistësh, ekipi olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne.

Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë.

Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat