Britania e Madhe fitoi medaljen e artë në “Tokio 2020” në garat e hedhjes së sinkronizuar nga trampolina, distanca 10 metra, me notarët Tom Daley dhe Mattty Lee (argjend për Kinën dhe bronz për Rusinë).
Interesant fakti se Tom Daley është një sportist që ka deklaruar kohë më parë se është “gay”.
Pas garës ai u shpreh: “Ndihem krenar të them sërish se jam një homoseksual dhe një kampion olimpik”.
Për Daley kjo është Olimpiada e katërt në karrierë, por hera e parë që fiton medaljen e artë. Në vitin 2013 ai deklaroi publikisht se është “gay”. “Në Olimpiadë ka mjaft sportistë si puna ime”, u shpreh notari britanik.