Dressel rekord në stilin flutur

Sporti

Dressel rekord në stilin flutur

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:14
Dressel rekord në stilin flutur

Dressel rekord në stilin flutur!

Amerikani Caeleb Dressel fitoi medaljen e tij të tretë të artë në Olimpiadën e Tokios, me një rekord botëror në garën e 100 metrave stil flutur.

Dressel mori kryesimin që nga starti dhe mbajti pas hungarezin Kristof Milak për të fituar me kohën 49.45 sekonda duke thyer rekordin prej 49.50 sekondash që kishte vendosur vetë 2 vjet më parë në botërorin e vitit 2019.

Milan fituesi i garës së 200 metrave në këtë stil, mori medaljen e argjendit me kohën 49,68 sekonda, ndërsa medalja e bronzit shkoi për zviceranin Noe Ponti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat