KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Sporti

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:51
KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, konkretisht Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe dekani i FEFS-it, Musa Selimi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Memorandumi parasheh bashkëpunimin mes dy institucioneve në bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të KOK-ut, si: organizimi i konferencave shkencore, konferenca Mjekësia dhe Sporti, por edhe në edukimin e trajnerëve, administratorëve sportivë, gjyqtarëve etj.

Presidenti Krasniqi dhe dekani Selimi, kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin mes KOK-ut me UP-së, bashkëpunim ky që do të fuqizohet edhe më shumë me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Të pranishëm në takim nga KOK-u ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe udhëheqësit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi e Diellza Kelmendi, ndërsa nga FEFS ishin sekretari Gani Ibrahimi, pro-dekani Florian Miftari dhe profesori Bujar Turjaka, i cili njëherësh është edhe anëtar i BE të KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat