KK Rinia, një burim i pashtershëm kampionësh!

Sporti

KK Rinia, një burim i pashtershëm kampionësh!

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:40
KK Rinia, një burim i pashtershëm kampionësh!

Në kampionatin e sapopërfunduar shtetëror për pionier në Kavadar (6 nëntor 2021), karateistët e KK Rinia, kanë fituar dy medalje: një të artë dhe një të bronztë, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Memet Idrizi (-45kg, i lindur në vitin 2008) doli kampion, kurse talenti tjetër Enes Ramadani (-37kg, i lindur në vitin 2009) zuri vendin e tretë.

Ky është edhe një konfirmin i punës konstante dhe cilësore e KK Rinia, e që më së miri po pasqyrohet me numrin e medaljeve nëpër gara.

Trajneri Seful Osmani po punon me përkushtim të madh me karateistët për të përmirësuar formën e tyre, pas një pauze shumë mujore për shkak të koronavirusit.

Në Kavadar dje u mbajt kampionati shtetëror për pionier, ku karateistët nga komuna e Likovës dëshmuan cilësinë e tyre, duke fituar dy medalje nga po aq garues.

“Falënderimi i veçant për prindërit që na i besojnë femijët e tyre. Zoti iu dhashtë shendet. Poashtu falënderojme të gjithë ata që na mbështesin dhe që po përcjellin aktivitetet tona në vazhdimësi”, deklaroi Seful Osmani, trajner i KK Rinia, për gazetarin Reshat Ibraimi.

Numri i medaljeve të fituara nga karateistët e KK Rinia në historinë e deritanishme është një dëshmi se ky klub është një nga klubet sportive më të suksesshme jo vetëm në komunën e Likovës, por edhe në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat