Vlera Qerimi e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Sporti

Vlera Qerimi e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:46
Vlera Qerimi e bronztë në Kampuionati Ballkanik

Lajme te mira nga dita e parë e Kampionatit Ballkanik për kadet, junior dhe U21, qe po mbahet nga 26-28 nëntor 2021, në Rijekë të Kroacisë.

"Vlera Qerimi e bronztë në Kampionatin Ballkanik.

Ketë e arriti në kategorinë U21 deri 68 kilogram, në xhiron e parë mundi garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina pastaj nga Turqia u ndal nga finalistja e kësaj kategorie garuesja nga Sllovenia për te vazhduar në garën për medalje te bronztë (Repasazh) në finale te medaljen se bronztë fitoj nga garuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një paraqitje shumë te mirë kishte edhe Anila Foniqi e cila u rendit e 5-ta e ballkanit ajo u paraqit në konkurrencën e junioreve në kategorinë deri 53 kilogram. Nga 5 duele, fitoj tri te paren nga garuesja e Serbisë, pastaj Kroaci dhe Greqisë u ndal në gjysmë finale nga garuesja e Kroacisë pas vendim te gjyqtarëve, ku koha e rregull ishte baras 0:0. Kurse në garën për medalje te bronztë (repasazh) në finale u ndal nga garuesja e Greqisë me rezultat minimal 1:0.

Edhe Alma Loku u rendit e 9-ta, në konkurrencën e junioreve në kategorinë deri 53 kilogram.

Dea Hasaj u paraqit në konkurrencën e kadeteve në kategorinë deri 47 kilogram, xhiron e parë kaloj pa kundërshtare pastaj të dytën fitoj nga garuesja e Serbisë dhe u ndal nga ajo e Kroacisë.

Qëndresa Ibrahimi u paraqit në konkurrencën e kadeteve në kategorinë deri 54 kilogram, xhiron e parë kaloj pa kundërshtare pastaj te dytën fitoj nga garuesja e Bosnje dhe Hercegovinës dhe u ndal nga ajo e Kroacisë.

U kujtojmë se edhe Kosovarët janë në mesin e 731 garuesve te Ballkanit do te përfaqësohen me gjithsejtë 49 garues.

Shumë suksese garuesve për medaljen e Bronztë si dhe gjithë Përfaqësueses së Kosovës në Karate", njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat