Dramë, pas debatit babai vret djalin

Sporti

Dramë, pas debatit babai vret djalin

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:22
Dramë, pas debatit babai vret djalin

Babai akuzohet për vrasjen e ish-futbollistit të UCF-së, Otis Anderson Jr.

Denise Anderson, nëna e Otis Anderson Jr. (23 vjeçar), iu tha autoriteteve në Jacksonville te Floridas, se një debat për një kafshim qeni çoi në vdekjen e ish-yllit të futbollit të Universitetit Qendror të Floridës.

Ajo tha se sherri fatal filloi kur burri i saj, Otis Anderson Sr., u mërzit pasi u kafshua nga një qen që i përkiste të dashurës së Anderson Jr., sipas raportit të policisë.

Debati është përshkallëzuar dhe babai ka nxjerrë armën. Anderson Jr u qëllua. Nga të shtënat me armë është goditur edhe nëna Denise Anderson, por jeta e saj është jashtë rrezikut.

Autori ndodhet tashmë në burg dhe akuzohet për vrasjen e djalit dhe tentativë vrasjeje të bashkëshortes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat