Mrekulli, shqiptari shpallet kampion bote

Sporti

Mrekulli, shqiptari shpallet kampion bote

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:09
Mrekulli, shqiptari shpallet kampion bote

Briken Calja ka shkruarën historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjenda ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi  ne shtyje dhe dygarësh.

Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qene ndër të fundit që u ngjit në pedane duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.

Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë  ne tentatvën e dytë e pastaj u mundua që të realizonte provën 190 kilogramë, por pa sukses.

Për fat të keq, indoneziani Abdullau realizoi provën e fundit në pesëën 192 kg dëe i mori medaljen e arte ne shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar. Abdullau e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram kë shumw se Calja. Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.

Sa i përket Erkand Qerimajt, i cili po ashtu garonte në peshën deri në 73 kilogramë, pas shkëputjes ai u rendin në vendin e katërt edhe në shtytje e dygarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat