Qeveria e Shqipërisë ndan shpërblim dinjitoz për kampionin botëror

Sporti

Qeveria e Shqipërisë ndan shpërblim dinjitoz për kampionin botëror

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Qeveria e Shqipërisë ndan shpërblim dinjitoz për kampionin botëror

Gjatë ditës së djeshme u raportua në disa media se peshëngritësi Briken Calja, i cili fitoi titullin kampion bote në shkëputje, shpërblehet nga Qeveria Shqiptare si nënkampion, pasi vazhdon t’i njohë vetëm dygarëshin.

Por qeveria shqiptare ka menduar që më herët për vlerësimin dhe shpërblimin dinjitoz të kampionit, përmes një ndryshimi në Vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave që parashikonte shpërblimin vetëm për dygarëshin.

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave ndryshimin që parashikon për herë të parë specifikisht për peshëngritjen, shpërblimin e medalistëve për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe në dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes.

Ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave i cili kishte këtë mangësi.

Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin dinjitoz që i takon një kampioni të përmasave ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat