Driton Halimi: Biseduam për sportin dhe për përkrahjen

Sporti

Driton Halimi: Biseduam për sportin dhe për përkrahjen

Nga: K.G. Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:25
Halimi: Biseduam për sportin dhe për përkrahjen

Karateisti Driton Halimi, kampion i Maqedonisë së Veriut, sot është pritur në zyrën e zv. drejtorit të Agjencionit për Rini dhe Sport në Shkup, Amir Bilalli.

Halimi, kampion në kategorinë - 60 kg, gjatë këtij takimit ka folur për shumëçka në interes të karatesë, me theks të veçantë për zhvillimin e sportit.

“Besoj në faktin se sportistët tani më kanë njeriun e duhur në përkrahje. 

Isha i ftuar si sportist i suksesshëm i Maqedonisë njëherit edhe kampion. 

Me drejtorin e ri biseduam gjerësisht për sportin dhe për përkrahjen që agjencioni na jep sportisteve të Maqedonisë. 

Drejtori me uroj shume suksese dhe tha se përkrahjen e tij do të kemi gjithmonë”, tha Halimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat