Arifi reagon ashpër ndaj FKK-së: Rregullore të turpshme, tani kanë pëlcitur skandalet  

Sporti

Arifi reagon ashpër ndaj FKK-së: Rregullore të turpshme, tani kanë pëlcitur skandalet  

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:09
Arifi reagon ashpër ndaj FKK-së: Rregullore të turpshme, tani kanë pëlcitur skandalet  

Ka kohë që ka përçarje në sportin e karatesë në Kosovë. Dje ka pasur kundërshtime edhe me rastin e shpalljes së karateistit më të mirë për vitin 2021.

Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, u anashkalua dhe nuk zgjodh më i miri! Nishevci i treti në Evropë, por me kriteret e Komisionit të Federatës së Karatesë së Kosovës, ai nuk e meriton të jetë më i miri por vetëm i treti në mesin e më të mirëve.

Ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, ka reaguar ashpër, duke i quajtur rregullore të turpshme. 

“Gjatë mandatit tim si president i FKK 2012-2016 prioritet kam pas anëtarësimin e FKK në të gjitha nivelet. E krahas saj prioritet mbi prioritete ka qenë përfaqësimi dinjitoz në gara ndërkombëtare duke filluar nga ato botërore e më poshtë. Fatbardhësisht u kthyem edhe me medalje e për ne ishin historike.

Edhe pse arritëm rezultate ishim cak i sulmeve nga të gjitha anët nga trajner e udhëheqës të klubeve të cilëve nuk u interesojnë rezultatet kulmore nga rrafshi ndërkombëtar. Gjatë kësaj kohe patëm nxjerr kritere meritore për sportistët e vitit. Rezultati i arritur më i lartë ndërkombëtar i fshin të gjitha rezultatet e tjera. Pas çdo shpallje kishte pakënaqësi nga disa trajner të cilët përveç rezultateve të mahallave nuk kishin të tjera. Ata ishin më të zëshmit, bënin zhurmë se vetëm garuesit e një klubi (Iponit të Prishtinës) po shpërblehen për çdo vit.

Menjehere pas zgjedhjeve në FKK , Bordi i Ri nxori rregullore te reja e që ishin skandaloze, sukseset ndërkombëtare ishin të parëndësishme, e rëndësi u dhanë medaljeve të pa vlerë vendore, gara mahallash, e turne lokale, me një kundërshtar a pa te, me rëndësi me qenë medalje. E gjitha kjo për të mbuluar pa aftësitë e trajnerëve, për të mashtruar prindërit, për të mashtruar sponsoret e Drejtoratet e Sportit të komunave me rezultate të pa vlerë.

Kriteret i ka nxjerrë Bordit i FKK-së, për t’i kënaqur trajnerët e dobët, të cilët nuk kane pasur kapacitete për të nxjerrë garues për garat ndërkombëtare.

Po në fund të vitit 2017 Komiteti Olimpik i Kosovës shpalli Herolind Nishevcin sportist viti (me Majlindën) ndërsa Federata e Karatesë e Kosovës as ne mesin e 10 më të mirëve (ishte i 5 në Evropë dhe i 8 në radhitjen botërore). Përkundër pakënaqësive tona bordi i FKK kënaqej me këtë vendim dhe fërkonte duart për dëmet që ja bënin Ipponit. Kjo ka vazhduar deri sot. Fituesit e medaljeve ndërkombëtare, Premiere Leagueve e tjera nuk patën vlerë për disa drejtues të Federatës së Karatesë se Kosovës.

Lista e përpiluar me rastin e Shpalljes së më të mirëve për 2021 është skandaloze por e ka një anë të mirë për momentin.

Ajo tregon gjendjen e rëndë që e ka kapluar këtë federatë dikur me nam.

Mbi 1 milion euro u derdhen nga Ministria e Sportit në këto pesë vite për të arrit rezultate e ato nuk po vlerësohen.

Lista e përpiluar është kulm i padrejtësive ndaj disa sportistëve por edhe klubeve pikërisht nga drejtuesit që janë brenda bordit.

S’kam asgjë personale dhe as nuk e apostrohoj të përzgjedhurën por kjo si bën nderë as asaj.

S’janë rezultate kurrfarë ato të arritura në një konkurrencë me medalist evropian por edhe me plasman botëror.

Si është e mundur që të anashkalohet Nishevci i bronztë ne evropian dhe ne ekipore i 7-ti në botë. Si mund të mos i prij më të mirëve kur deri ne fund ishte kandidat serioz për LO .

Mandej si është anashkaluar e bronzta Diellza Sejdijaj ne U 21 nga evropiani.

Po ashtu si të anashkalohet Elhami Shabani me rezultate kulminante, me plasman te shkëlqyeshëm në botëror e evropian, Premier League e ballkanik. 

Mandej këtu hyn para asaj që është përzgjedhur edhe Fortesa Orana shume e suksesshme nga garat e vlefshme ndërkombëtare, kandidate edhe për LO.

Mandej Njomza Ibrahimi e Behije Mustafa. Ylli Cenaj e Albinot Selmani.

Po ashtu Betim Maliqi e edhe shumë të tjerë që shkëlqyen në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

Nuk mund të shpallet sportiste e vitit për senior garuesja me rezultate të lodhëta nga U 21. Me rezultate të "mira" pa konkurrencë në Kosovë e në gara jashtë vendit e fundit ne mesin e 27 apo 30 garuesve.

Garuesja apo garuesit e përzgjedhur s’kanë faj. Fajin e kanë ata që i kanë lejuar këto rregullore të turpshme, fillimisht të nxjerrura siç ceka më lartë për të ndëshkuar dominimin e Ipponit por tani kanë pëlcitur skandalet  dhe po tregojnë se Federata e Karatesë e Kosovës është në gjendje të rëndë. Është katandisur nga mos dija e injoranca por tek tani po preken pasojat. 

Nuk arritëm të dërgojmë karateistë në Tokio. Jo që s’patëm potencial e pare. A e dini pse? Sepse dominuan personat që s’ja ditën vlerën rezultatit ndërkombëtar dhe nuk mundën ta paramendojnë që të gjithë janë të Ipponit. Historitë i dini se si kanë shkuar.

Nuk do të mbesin të pa trajtuara dhe ata që kanë kontribuar padyshim do të skuqen një ditë.

Përfituesit, senseja e shihana të vetëshpallur, nga këto marifetlleqe si kjo e shpalljes se sportistit të vitit që nesër do ti kesh para dyerve te Drejtorateve te Sporteve. Me diploma në dorë. Me diploma për rezultate zero vlerë do të zbrazin buxhetet e komunave sikur deri me sot në dëm te atyre qe sollën suksese.

Ndërsa ata që nuk u vlerësuan, se kanë vështirë. Janë regjur tashmë. Fatbardhësisht emrat e tyre vetë i kanë skalitur ne faqe të ndritshme të karatesë ndërkombëtare”, thotë Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat