Besim Hasani, po hije të paska plisi!

Sporti

Besim Hasani, po hije të paska plisi!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:53
Besim Hasani, po hije të paska plisi!

Besim Hasani gjithmonë njihet si njeriu i kravatës dhe i veshur pedantë! Kështu e njeh opinionin jo vetëm sportivë këtë burrë të respektuar kudo!

Një burrë që kurrë nuk iu nda sportit në shi e në borë dhe në vapë, sidomos në vitet e 90-ta ishte në vijë të parë të frontit sportivë kundër regjimit të Serbisë, duke u bërë edhe kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës në vitin 1996. 

Këtë pozitë e mbajti përplot 25 vite, kur i humbi edhe zgjedhjet nga Ismet Krasniqi.

Image

Nga e majta Besim Hasani, Fatmir Makolli, Nazmi Ibërdemaj dhe Nezir Rama

Hasani është njeriu më i merituar që KOK-u u pranua edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Besim Hasani si gjithmonë i nderon sportistët, edhe këtë herë e nderoi një sport më popullorin në Kosovë, lojërat me kapuça. 

Në fshatin Kaliçan u mbajt Kampionati i Kosovës për kapuça, ndërsa Besim Hasani e vë plisin në kokë. 

Besim Hasani, po hije të paska plisi, kështu raportohet si i ka thënë një burrë brenda kësaj ode shumë të veçantë!

Pak kush do të kishte besuar se Besim Hasani do t’i shkonte aq bukur e për fytyre plisi, siç shihet edhe në foto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat