Federata Triathlonit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vitin 2022.
Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në emër të Federata së Triathlonit të Kosovës, memorandumin e ka nënshkruar Sekretari Gazmend Maxhuni, ndërsa në emër të MKRS-së, Ministri Hajrulla Çeku.
Përmes këtij memorandumi përcaktohet shuma financiare që MKRS-ja ndan FDTRK për vitin 2022.