Vendoset data për finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Sporti

Vendoset data për finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar publikun që është vendosur data për zhvillimin e Kupës së Kosovës në futsall.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më datën 4 maj, ku me fillim nga ora 17:15 në sallën “1 Tetori” do të përballen FC Prishtina dhe FC Liqeni.

Të dy këto ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në fazën e gjysmëfinales, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.

Prishtina ishte triumfuese në të dy ndeshjet ndaj Pejës duke e mposhtur me rezultate 2:1 dhe 3:1, kurse Liqeni siguroi finalen falë fitores në ndeshjen e parë kundër Liburnit me rezultat 6:1, pasi që në ndeshjen e kthimit pësoi humbje me rezultat 5:2.

Po ashtu, finalja e Kupës së Kosovës në futsall do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat