Futbolli, basketbolli dhe sportet e tjera 

Sporti

Futbolli, basketbolli dhe sportet e tjera 

Nga: Gani Kosumi Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:07
Gani Kosumi

Sporti në Kosovë ka kaluar në faza të vështira të zhvillimit. Periudha më e vështirë e sporti të Kosovës padyshim ishte ajo e Pavarësimit të sportit të Kosovës nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.

Pas vitit 2000 e këndej drejtuesit e sportit në Kosovë, sportistët, trajnerët dhe të tjerët që janë afër sportit frymuan më lirshëm.

U krijuan kushte më të mira për punë dhe u hapën rrugët për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Image

Tek ne në Kosovë zhvillohen aktivitete të shumta sportive në shumë degë sporti. Pos futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit dhe natyrisht xhudos e boksit, karatesë, shumë degë të tjera injorohen apo janë lënë pas dore sa i përket informimit.

Pa marrë parasysh  në politikën redaktuese të redaksive sportive, televizionet tona po thuaj në përgjithësi, por edhe rrjetet sociale, pjesën dërmuese të aktiviteteve sportive në sportet e tjera injorohen dhe nuk pasqyrohen për publikun e gjerë.

Shtytje për këtë shkrim ishte një kronikë shahu e emetuar në njërën nga televizionet tona me pensionistë të cilët luajnë këtë lojë në parqet tona. Nuk ka asgjë e keqe që është bërë kjo kronikë, sikur mos të injorohej Turneu Ndërkombëtar i Shahut "Prishtina 2022" që tash një javë po mbahet në Hotelin Grand Prishtina.

Image

Në këtë turne po marrin pjesë 60 shahistë nga 5 shtete, prej tyre Kryemjeshtër, Mjeshtër Ndërkombëtar, Mjeshtër FIDE dhe të tjerë.

Sot/e mërkurë/ është dita e pestë dhe zhvillohet xhiroja e parafundit dhe në kreun e renditjes gjenden 3 shahistë nga Kosova.

Asnjë nga televizionet tona nuk e pa të rrugës ta vizitoj këtë turne dhe së paku t'ia kushtoj një kronikë 2 apo 3 minuta.

Urojmë kolegëve të sportit pushime të këndshme dhe ndoshta do të kthjellët pak dhe këto vërejtje t’i marrin me dashamirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat