Dy rekorde bote, njihuni me kampionen e re

Sporti

Dy rekorde bote, njihuni me kampionen e re

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:44
Dy rekorde bote, njihuni me kampionen e re

Samer Mekintosh vendosi dy rekorde në Kupën e Botës në Budapest të Hungarisë, ndonëse është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe.

Notarja kanadeze arriti të fitojë medaljen e artë në disiplinën e 200 metrave në kategorinë “flutur”, e më pas medaljen e bronzit në stafetën 4 x 200 metra me kombëtaren e Kanada-s.

Mekintosh vendosi dy rekorde për të rinjtë, duke shënuar kohën 2 minuta 5 sekonda e 20 të qindta në garën 200 metra “flutur”.

Ndërsa më vonë, me kohën 1 minutë, 54 sekonda, e 79 të qindta, vendosi një rekord tjetër, duke i dhënë skuadrës së saj një epërsi prej dy sekondash.

Megjithatë, kanadezet e tjerë, nuk ishin në lartësinë e detyrës dhe përfunduan në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat