Kosova, e 11-ta për sa i përket medaljeve të fituara

Sporti

Kosova, e 11-ta për sa i përket medaljeve të fituara

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:34
Kosova

Kosova gjendet në vendin e 11 në ranglistën e përgjithshme, sa u përket medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. 

Aktualisht janë gjashtë medalje të fituara nga garuesit kosovarë, tri prej të cilave janë të arta dhe tri të bronzta.

Më e dekoruara në këtë aspekt është Turqia, e pasuar nga Italia dhe Algjeria.

Shumica e këtyre medaljeve erdhën në garat që u zhvilluan në xhudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat