Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave

Sporti

Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:05
Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave

Qerimaj fiton medaljen e argjendtë mes polemikave!

Erkand Qerimaj renditet i dyti në stilin e shkëputjes në peshëngritje në kategorinë 73 kg, por nuk merr pjesë stilin e shtytjes në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Në fakt, shtangisti shkodran nuk ia doli t’i realizonte me sukses dy provat e para në shkëputje, ndërsa prova e tretë, ku ai ngriti 149 kg, u konsiderua e rregullt vetëm pas presionit të anëtarëve të delegacionit shqiptar, presidentit të federatës Elez Gjoza, trajnerit të tij Sokol Bishanaku dhe presidentit të Koksh Fidel Ylli, detyroi gjyqtarin ta anulojë vendimin e parë, që ishte negative. Vendin e parë në këtë stil e fitoi italiani Mirko Zanni me 150 kg.

Pas asaj që i ndodhi në stilin e shkëputjes, Qerimaj vendosi të mos merrte pjesë në stilin e shtytjes. Gjithsesi, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medaljen e argjendtë në shkëputje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat