Algjeriani udhëton 400 kilometra për ta përkrahur Kosovën dhe Shqipërinë

Sporti

Algjeriani udhëton 400 kilometra për ta përkrahur Kosovën dhe Shqipërinë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:05
Algjeriani udhëton 400 kilometra

Algjeriani, Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë së Kosovës dhe veçanërisht Adem Jasharit.

Ka edhe fanella tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët.

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat