Kosova me dy notarë në Romë

Sporti

Kosova me dy notarë në Romë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:13
Martin Muja dhe Hana Beiqi

Kosova do të paraqitet me dy notarë në Romë.

Synimet janë të paraqiten sa më mirë në Kampionatin Evropian. 

“Sportistët Martin Muja dhe Hana Beiqi kanë udhëtuar për në Romë të Italisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të notit që zhvillohet nga 11 e deri me 17 gusht.

Sportistët tanë kanë zhvilluar edhe një seancë të ushtrimeve në pishinën olimpike në Romë.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë të gjithë sportistët më të mirë nga e gjithë Evropa, urojmë që sportistët të kenë paraqitje sa më të mirë!”, njofton FNK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat