Federata e Notit e Kosovës “mburret me dështime” në Kampionatin Evropian

Sporti

Federata e Notit e Kosovës “mburret me dështime” në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2022 Në ora: 16:27
Pamje nga pishina

Federata e Notit e Kosovës "mburret me dështime" në Kampionatin Evropian të notit, që po mbahet në Romë të Italisë.

Ata mburren me garuesit e tyre se kanë thyer rekordet e Kosovës. 

A luftuan për rezultat sa më të mirë në garat evropiane apo për rekord të ri Kosovës në Romë?

Çfarë peshe ka rekordi i ri i Kosovës kur garon në Kampionat Evropian!  

E para, nuk ka kurrfarë peshe rekordi i ri i Kosovës kur nuk ke rezultat në ngjarjen më të madhe, aty ku lartësohet shteti!

Për rekord të Kosovës, garoni në pishinat e Kosovës, mos bëni mund deri në Romë!

Askush në Romë nuk të pyet për rekord të Kosovës, por për rezultat në garat evropiane.

Tash shtrohet pyetja, a më rëndësi është të luftosh për një rezultat në Kampionatin Evropian apo për rekord të ri të Kosovës që paskan arritur në Romë? 

Kampionati Evropian është Kampionat Evropian, pak ka rëndësi rekordi i Kosovës sepse nuk ka qenë Kampionat i Kosovës e as Kupë e Kosovës!   “Rekord i Ri i Kosovës në ditën e  fundit të garave për sportistet tanë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të notit në Romë.

"Notarët tanë përfunduan garat në kampionatin Evropian me një performancë shumë të mirë të notarit Martin Muja i cili në 100 m stil shpinë thyen rekordin e Kosovës me kohen 1.00.90 Martini pati paraqitje shumë të mirë edhe në diciplinen 50 m krol me kohen 25.14 që është koha më e mirë personale 

Hana dhe Martini garat e Kampionatit Evropian i përfunduan me tri rekorde të Kosovës 

Hana Beiqi 50 m Delfin dhe Martin Muja 50 m shpinë dhe 100 shpinë”, njofton Federata e Notit e Kosovës!

Federata e Notit prapë është më e matur, kur merret parasysh që disa klube vijnë rrush me medalje nga garat e Gazibabës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat