Lidhja e Prizrenit – Priping, derbi i Superligës së Kosovës

Sporti

Lidhja e Prizrenit – Priping, derbi i Superligës së Kosovës

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 14:37
Lidhja e Prizrenit – Priping, derbi i Superligës së Kosovës

Të dielën (16 tetor) duke filluar nga ora 20:00, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në pingpong, KPP Lidhja e Prizrenit dhe KPP PRiPING, në kuadër të xhiros XIII, ku pritet të përcaktohet edhe fituesi i Superligës së Kosovës për vitin 2022.

“KPP Priping pas triumfimit në Kupën e Kosovës, synon të fitojë për herë të parë titullin më prestigjioz në vend dhe të sjellë titullin e Superligës, në Prishtinë pas shumë vitesh.

Andaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë ta ndiqni nga afër këtë ndeshje derbi mes klubit tonë dhe klubit nga Prizreni”, njofton KPP Priping.

Të dy ekipet janë të përgatitura maksimalisht për derbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat