Bad News Eagles luan sot, përballet me ekipin rus

Sporti

Bad News Eagles luan sot, përballet me ekipin rus

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Bad News Eagles luan sot, përballet me ekipin rus

Bad News Eagles sot do ta vazhdojë aventurën e tyre në IEM Rio Major që po mbahet në Brazil.

Ekipi kosovar përjetoi një sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në “Legends Stage” me tri fitore dhe asnjë humbje.

Këtë fazë, shqiponjat e Kosovës e kishin arritur edhe në Majorin e kaluar, por këtë herë synojnë edhe më shumë.

Për t’u kualifikuar në “Champions Stage”, një ekipit i duhen tri fitore nga pesë ndeshje gjithsej.

Sot, BNE do të përballet me ekipin e njohur rus, Spirit me fillim nga ora 15:00.

Favorit i lehtë në letër është ekipi rus, por shqiponjat tona janë treguar të pamëshirshëm këtë Major edhe kundër ekipeve më të forta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat