Vdes sportisti i njohur 

Sporti

Vdes sportisti i njohur 

Nga: K. G. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 12:06
Stephan Bonnar

Stephan Bonnar, ish-mundësi amerikan, luftëtar MMA dhe anëtar i Hall of Fame, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, raportojnë mediat botërore.

Ai garoi në kategorinë e peshave të rënda por pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në UFC, me 15 fitore dhe 9 humbje.

“Stefan Bonnar është një nga luftëtarët më të rëndësishëm që ka shkelur ndonjëherë në tetëkëndësh. Lufta e tij me Forrest Griffin ndryshoi sportin dhe sigurisht nuk do të harrohet kurrë.

Fansat e kanë dashur gjithmonë, sepse ai gjithmonë u ka dhënë atyre më të mirën. U prehsh në paqe”,- tha Dana White, njeriu i parë i organizatës UFC, i cili ishte ndër të parët që i dha lamtumirën sportistit legjendar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat