Gruaja që peshon 160 kilogramë, e frikshme për meshkuj! 

Sporti

Gruaja që peshon 160 kilogramë, e frikshme për meshkuj! 

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:36
Jackie Koorn

Bilderja holandeze Jackie Koorn është bërë jashtëzakonisht e njohur në rrjetet sociale për shkak të transformimit të saj të jashtëzakonshëm.

Jackie, e njohur më mirë si "She Hulk" (femër Hulk), dikur një kick-boksiere dhe që peshonte 75 kilogramë.

Tani ajo peshon 160 kilogramë dhe është krenare për trupin e saj por deshëm apo nuk deshëm e frikshme për meshkuj.

Image

Koorn u stërvit në kick-box, megjithatë, kur të gjitha garat u ndërprenë për shkak të pandemisë, ajo vendosi t'i përkushtohej bodybuilding-ut.

Që atëherë, ajo ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm. Ajo vendosi muskuj të frikshëm dhe shtoi 85 kilogramë.

"Dua të sjell diçka të re në treg. Unë e quaj atë të lakuar sepse dua të kem të gjitha kthesat e një gruaje, por gjithashtu dua të ndërtoj muskuj në një mënyrë të shëndetshme," tha Jackie për “South West Service”.

Jackie Koorn, e cila është edhe pronare e një kompanie sigurie, thotë se ka qenë gjithmonë një tip sportive.

"Unë jam një nga gjashtë fëmijët dhe e gjithë familja merret me sport. Në rininë time jam marrë me xhudo, futboll, not", kujton Korn.

"Unë vij nga një familje e mirë. Gjithmonë më kanë mësuar se nëse dua diçka, duhet të punoj shumë për të", shtoi Jackie.

Ajo ka treguar se një qëndrim i tillë e ka udhëhequr në sportin që merret sot.

Image

"Unë jam duke punuar shumë për të ndërtuar trupin tim.

Ndihem e fortë, e madhe dhe shumë mirë. E kam ndërtuar veten përmes ushqimit të mirë dhe stërvitjes së vazhdueshme.

Ushqimi dhe pesha janë shumë të rëndësishme nëse doni të ndërtoni muskuj. Aktualisht jam duke ngrënë 2200 kalori në ditë, para se të isha 3200”, tregon Jackie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat