Magdalina Minevska fitoi medaljen e artë në garat ndërkombëtare të gjimnastikës në Athinë

Sporti

Magdalina Minevska fitoi medaljen e artë në garat ndërkombëtare të gjimnastikës në Athinë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 16:40
Magdalina Minevska

Bullgarja Magdalina Minevska ka fituar medaljen e artë të shtunën në garën gjithëpërfshirëse në edicionin e tetë të turneut ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Aphrodite Cup në Athinë.

Minevska ka marrë gjithsej 121.800 pikë pasi ka mbledhur 33.600 pikë me rrathë, 30.400 me top, 28.100 me shkopinj dhe 29.700 me fjongo.

Ky është titulli i dytë për Bullgarinë, pasi ekipi bullgar i gjimnastikës ritmike të të rinjve ka fituar medaljen e artë në garën gjithpërfshirëse në turneun e së shtunës.

Evita Griskenas nga SHBA-ja ka fituar medaljen e argjendtë me 121.250 pikë, ndërsa medaljen e bronztë e ka fituar, Sofia Sicignano e Italisë, me 119.700 pikë./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat