Edhe një goditje për rusët dhe bjellorusët 

Sporti

Edhe një goditje për rusët dhe bjellorusët 

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:06
Logi e IIHF-së

Federata Ndërkombëtare e Hokejit njofton se ekipet ruse dhe bjelloruse do të pezullohen edhe për sezonin e ardhshëm.

Vendimi është marrë në mbledhjen e IIHF-së në Gjenevë dhe si arsye përmendet rreziku i sigurisë.

Ekipet ruse dhe bjelloruse u pezulluan në shkurt të vitit të kaluar pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Vendimi i ri është i shumëpritur ku lë jashtë Rusinë dhe Bjellorusinë në Botërorin e Çekisë në vitin 2024.

Botërori i këtij viti do të luhet nga 12 deri më 28 maj në Finlandë dhe Letoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat