Shqipëria me 5 shtangistë e me objektiva për medalje

Sporti

Shqipëria me 5 shtangistë e me objektiva për medalje

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:47
Briken Calja

Në Jerevan të Armenisë nis sot Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, një event i rëndësishëm ku Shqipëria synon të thotë fjalën e saj me shtangistët e saj më të mirë. Në këtë event, vendi ynë do të përfaqësohet me 5 peshëngritës meshkuj.

Ata janë Briken Calja e Erkand Qerimaj në peshën 73kg, Kristi Ramadani e Daniel Godelli në peshën 81kg si dhe Krenar Shoraj në peshën 89kg. Ekipi ynë pretendon për disa medalje në këtë turne, ashtu sikurse gjithnjë, për të ngritur sërish lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Sot është zhvilluar ceremonia e hapjes dhe disa nga garat e peshave të vogla. Kuqezinjtë do të ngjiten në pedanë më datat 18, 19 dhe 20 prill.

Peshëngritësit kuqezinj në Europian

Pesha 73kg, Briken Calja (18 prill)

Pesha 73kg, Erkand Qerimaj (18 prill)

Pesha 81kg, Kristi Ramadani (19 prill)

Pesha 81kg, Daniel Godelli (19 prill)

Pesha 89kg, Krenar Shoraj (20 prill)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat