Licencohen dy parasportistë për Lojërat Evropiane e Botërore

Sporti

Licencohen dy parasportistë për Lojërat Evropiane e Botërore

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:42
Foto nga takimi

Atletët paralimpik, Grevist Bytyçi dhe Vjollca Hoxha janë licencuar për të marrë pjesë në Lojërat Evropiane dhe Botërore në kuadër të Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Ky hap u konsiderua si tejet i rëndësishëm nga presidentja e këtij komiteti, Njomza Emini e cila tha se tani janë të hapura dyert që këta dy sportistë të marrin pjesë edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Emini shtoi se kjo është një ngjarje historike pasi kjo kategori nuk e gëzonte të drejtën për të treguar vlerat e tyre jashtë Kosovës

Në dhënien e kartelave të licencës mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot i cili u tha dy sportistëve se Franca do t’i mirëpres ata në vitin 2024.

Licencimin e mori edhe trajneri Ardian Mazreku. Me këtë rast ai premtoi se së bashku me atletët do të synojnë që Kosovës ti sjellin medalje edhe në këtë kategori të sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat