Olimpiada e 33-të, ajo e “Paris 2024“, është padyshim suksesi i radhës i sportit ndërkombëtar.
Ajo bëri bashkë 10500 sportistë nga 206 komitete olimpike të të gjithë botës, të cilët konkurruan në 329 evente dhe 32 disiplina sportive.
Midis këtyre shteteve ishin edhe Shqipëria dhe Kosova me sportistët e tyre. Kuqezinjtë u përfaqësuan me 8 sportistë dhe dardanët me 9 sportistë, emocione kampionësh, rekorde botërore dhe olimpike, emisioni i çdo mbrëmjeje “Ora Olimpike” kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të lojërave më të vjetra sportive në historinë e njerëzimit.
Kjo veprimtari madhore sportive u transmetua nga 35 vende, e midis tyre ishte edhe Shqipëria me Televizionin Publik Shqiptar.
Të dielën përfundon olimpiada “Paris 2024“. Dhe si gjithnjë vëemendjen do ta marrë ceremonia e mbylljes. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 tashmë ka bërë bujë, me 4 orët e saj që surprizuan të gjithë botën dhe do të mbahet mend që u zhvillua për herë të parë në histori jashtë një stadiumi.
Ndaj organizatorët e Paris 2024, kanë menduar edhe për një ceremoni mbyllëse emocionuese. Ajo do të zhvillohet të dielën nga ora 21.00 deri në 24.00.