Alma Loki - Sportistja e Vitit 2024 në Ferizaj

Sporti

Alma Loki - Sportistja e Vitit 2024 në Ferizaj

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 23:13
Alma Loki e Xhemile Murati - Shabani, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Në një ceremoni solemne mbrëmjen e sotme, u zhvillua aktiviteti "Sportisti i Vitit 2024", ngjarje kjo tradicionale që po mbahet në kuadër të manifestimeve në shënim të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 

Në këtë ngjarje ku mori pjesë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati - Shabani, sportistë, klube sportive e sportdashës të shumtë, u ndanë çmimet sipas vlerësimeve nga Komisioni përkatës, gjersa çmimi kryesor - Sportisti i Vitit 2024, u nda për karateisten ferizajase, Alma Loki gjersa Ekipi i Vitit 2024 u shpall Klubi i Hendbollit të Femrave "Ferizaj".

Me mirënjohje pas vdekjes për kontributin e tyre në sportin ferizajas u nderuan:

1. Imri Ilazi
2. Rexhep Haxhimusa dhe
3. Halit Ahmeti

Me mirënjohje për kontributin e tyre në sportin ferizajas veçanërisht me sukseset e tyre në Hendibasket, pingpong, Gollball, shah, por edhe sporte tjera individuale u nderuan shoqatat:

1. Shoqata e të verbërve   
2. Shoqata “Hendikos”  
3. Shoqata “Hendifer” 
4.  Shoqata “Handicap Kosova” 

Me mirënjohje u nderuan edhe sportistët veteranë të cilët lanë gjurmë të thella në sportin e KOsovës.

Me mirënjohje jetësore në sport u nderuan veteranët:

1. Fahri Mahalla 
2. Zahir Shabani 
3. Ahmet Sylejmani ndërsa
4. Çmimi special iu nda Bujar Nezirit dhe ekipit  Kosova të Dusseldorfit

Me çmimin Sportist Pionier 2024 u shpallën:

1. Shkëmb Reçica - notar
2. Siar Pajaziti - futbollist
3. Hana Neziri -karateist
4. Arion Krasniqi - pingpongist
5. Klition Rushiti - futbollist

Me çmimin Sportist Kadet 2024 u shpallën:

1. Mevlan Dalipi - karateist
2. Anuar Krasniqi - karateist
3. Eljesa Salihu - xhudiste
4. Jon Mulaku - futbollist
5. Yll Mahalla – karateist
6. Roni Shahini - notar

Me çmimin Sportist Junior 2024 u shpallën:

1. Artiol Shaqiri - Karateist 
2. Planet Veseli - futbollist
3. Jetesa Baliu - xhudiste
4. Ron Mani - shahist
5. Bulza Maksuti - hendbolliste
6. Sara Pira - volejbolliste
7. Eris Vranovci - boksier

10 sportistët senior të vitit 2024 u shpallën:

1. Rron Ramadani - hendbollist
2. Dhurata Sylejmani-volejbolliste
3. Behije Mustafa - karateiste
4. Luljeta Sopjani - hendbolliste
5. Edon Sadriu - futbollist
6. Blerton Nuha - Çiklist
7. Besfort Bunjaku - autoklubi
8. Adea Sadiku-volejbolliste
9. Diellza Mahalla -full kontakt
10. Lindon Demiri - Maytai

Çmimi Mjeku Sportiv i vitit 2024  iu nda mjekut ferizajas Hajdin Lata.

Çmimi Punëtori Sportiv i Vitit iu nda Shaip Graincës nga KF Ferizaj.

Çmimi i Trajnerit të Vitit në sporte kolektive iu nda Edon Ibrahimit nga KV "Fer Volley" ndërsa Çmimi i Trajnerit të Vitit në sporte individuale iu nda trajnerit të karatesë Shemsi Shaqiri.

Çmimi Gazetari Sportiv i Vitit iu nda gazetarit Driton Ramadani nga RTK dhe Radio Ferizaj.

Gjyqtari Sportiv i Vitit u shpall Ismajl Jashari nga sporti i volejbollit kurse u ndanë edhe dy çmime të tjera në këtë kategori si Pedagogu Sportiv i Vitit i cili iu nda Albana Haliti Avdylit kurse Shoqata Sportive e Vitit u shpall Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat