Reprezentueset e Kosovës, Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi, vashat që nuk kanë të ndalur.
Fortesa në kategorinë + 68 kg e Vlera -68 kg, janë kampione të Kosovës.
Si njëra dhe si tjetra, janë të pa konkurrencë në çdo garë.
Vashat trimëresha, krenari e shtetit tonë, sot treguan edhe një herë klasin e tyre, duke u stolisur me titullin e kampionit të Kosovës.
Të dyja vijnë nga qyteti i Gjilani, të cilat në secilën luftë nuk iu tremb qerpiku i syrit duke demoluar kundërshtaret.
Fortesa e Vlera janë të lumtura për suksesin e madh, duke u zotuar në sukseset tjera edhe më të mëdha sidomos në rrafshin ndërkombëtar.