Dy sportiste nga Vëllaznimi në kampin e Ankarasë

Sporti

Dy sportiste nga Vëllaznimi në kampin e Ankarasë

Nga: K.G. Më: 2 prill 2025 Në ora: 19:27
Pamje

Vëllaznimi i Gjakovës me dy garuese është duke marrë pjesë në kampin e badmintonit në Ankara.

Kjo është një përvojë e mirë për garueses e këtij klubit me trajnere Shpresa Berisha – Haxhiu.

“Klubi i badmintonit Vëllaznimi në kuadër të Kombëtares së Kosovës, me përbërje të trajneres: Shpresa Berisha - Haxhiu dhe dy lojtareve të përzgjedhura nga sukseset e tyre nëpër gara të kategorisë U-17 dhe U-19 Melisa Cërmjani

E Tringa Ibraj, u përzgjodhën të marrin pjesë në Kampin e Badmintonit në Ankarë të Turqisë. Kampi do të mbahet për 6 ditë me radhë, duke përfshirë datat 31 mars - 6 prill.

Përpos stërvitjeve intensive që po i gëzojne lojtaret tona nga trajnerë profesionist turk, njëkohësisht po forcohet lidhja shoqërore mes Kosoves dhe Turqisë”, thuhet nga klubi Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat