Sportet si Beach Volley, Shah, Tutsall, Pingpong, Basketboll 3x3 dhe Tenisi nga sot do t'i zhvillojnë aktivitetet e tyre edhe në formën e ligave në kuadër të garave universitare duke u bërë kështu ky edicioni i tretë i zhvillimit të këtij formati
Kjo është bërë e mundur nga bashkëpunimi ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës.
Kryetari i Federatës së Sporteve Universitare, Musa Selimi, theksoi se qëllimi kryesor i këtyre garave është masovizimi i sportit duke nisur nga shkalla universitare duke bërë të mundur që përmes këtij aktiviteti të dalin në pah edhe emra që mund të shkëlqejnë në një të ardhme të afërt për Kosovën.
Rëndësinë e këtij aktiviteti e theksoi edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Ai tha studentët e universiteteve sportive janë ata që frymëzojnë gjeneratat pasuese për t'u marrë me sport dhe kjo pastaj krijon një zakon të shëndetshëm të angazhimit aktivitete të tilla. Ai siguroi se Komiteti Olimpik i Kosovës do të garantojë mbështetje për studentët dhe të gjithë ata që gjejnë hapësirën për organizime të tilla.
Në këto gara, për rreth tre muaj do të marrin pjesë 600 garues në kategoritë e meshkujve dhe të femrave, derisa kampionët e këtyre ligave në fund të marrin pjesë edhe në një garë të përbashkët me klubet nga Shqipëria.
Ndryshe, në kuadër të hapjes së Ligave Universitare në sporte të ndryshme, KOK do të promovoje edhe 6 Prillin - Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim.