Debutojnë me fitore në Europianin e mundjes

Sporti

Debutojnë me fitore në Europianin e mundjes

Më: 8 prill 2025 Në ora: 14:11
Pamje nga gara

Kanë nisur në Bratislavë të Sllovakisë garat e Kampionatit Europian të Mundjes për të rritur, event ku marrin pjesë edhe sportistët kuqezinj. Në tapet kanë zbritur sot mundësit e parë të kombëtares shqiptare.

Mundësi Chermen Valiev, që garon në peshën 74kg të stilit të lirë, ishte kualifikuar direkt në fazën çerekfinale.

Në përballjen e parë ai fitoi pa probleme 10-0 ndaj bullgarit Ramazan Ramazanov, duke u kualifikuar më tej.

Në peshën 61kg për meshkuj të stilit të lirë garoi mundësi Zelimkhan Abakarov.

Në përballjen e parë, ai fitoi 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert. Një përballje e dominuar nga mundësi shqiptare, duke avancuar në çerekfinale.

Ndërkohë, siç njofton Federata Shqiptare e Mundjes, sportisti Islam Dudaev, që duhej të garonte në peshën 65kg të stilit të lirë, nuk mori pjesë për shkak të një problemi shëndetësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat