Dikur e ruante presidentin e Kosovës, ja me çka merret sot

Sporti

Dikur e ruante presidentin e Kosovës, ja me çka merret sot

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2025 Në ora: 16:56
Fatmir Gubetini në vitet kur ishte mbrojtje e afërt e presidentit të Kosovës

Fotografitë i ruan me krenari dhe ndihet krenar që ka qenë mbrojtje e afërt e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në periudhën 2006-2010.

Është  fjala për Fatmir Gubetinin nga Vushtrria.

Si polic i njësisë speciale ka qenë një kohë të shkurtër edhe mbrojtje e afërt e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Image

Fatmir Sejdiu, president i Kosovës në vitet 2006 - 2010 dhe Fatmir Gubetini, mbrojtje e afërt  

“Mbrojtje e afërt e presidentit dr. Rugova kam qenë pasi ka ndodhur atentati ndaj tij dhe deri në ditën e fundit të jetës së tij”, thotë Gubetini.

Gubetini thotë se “janë periudha që kurrë nuk t'i shlyej nga kujtesa e tij”.

Ku gjendet tani Gubetini dhe me çka merret?

Aktualisht është delegat i hendbollit në Superligën e Kosovës.

Familjarisht janë të lidhur ngushtë me hendbollin.

Djali dhe vajza i luajnë hendboll.

Gubetini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat